23 Years Leader in Optical Retail

Dërgesa falas për porosi deri në 6000 den vetëm për Maqedoninë e Veriut

Cilësi e garantuar

23 Years Leader in Optical Retail

Dërgesa falas për porosi deri në 6000 den vetëm për Maqedoninë e Veriut

Cilësi e garantuar

Zeiss Antifog

800 ден

Product information

Mënyra më efektive dhe më origjinale për mbrojtjen e syzeve nga avullimi i xhameve.
Të gjithë klientët janë super të kënaqur nga cilësia dhe çmimi super i përshtatëshëm dhe i volitshëm i solucionit zeiss antifog. çdo përdorues i syzeve e di se sa e bezdisëshme është avullimi i xhameve optike, dhe për këtë problematikë një kohë të gjatë nuk kishte pothuajse asnjë zgjidhje, derisa Optika Retina e para solli solucionin kundër avullimit të syzeve Zeiss Antifog. Situatat në të cilat Zeiss Antifog bën mrekulli janë: kur hyni nga ambienti i ftoht në një ambient të ngrohtë, gjatë gatimit ose në situatën më aktuale të
momentit: mbajtja e maskave.

Mënyra e përdorimit është super e lehtë. Paraprakisht syzet duhet ti pastroni nga papastërtitë. zeiss antifog është një spray i cili së bashku me leckën shoqëruese, aplikohet shpejt dhe lehtë. mjaftojnë vetëm 2 sprucime dhe efekti zgjat 72 orë duke mos ndikuar në cilësinë e xhameve.

Produkti është i testuar dhe ofron garancë që nuk e prish xhamin optik. Produkti duhet ruajtur larg fëmijëve!

Ingredients (according to inci/iupac names):

  • aqua water
  • fluorosurfactant fluorosurfactant
  • perfluoroalkylether perfluoroalkylether
  • fluoro wetting agent

Përse avullohen xhamet optike?
Lagështia bën që uji të kondensohet tek xhami optik. shumë pika të vogla formojnë sipërfaqe jo transparente në të gjithë xhamin optik. secila pikë krijon një të ashtuquajtur ‘kënd kontakti’ me xhamin optik. Sa më i madh të jetë këndi, aq më i mjegullt bëhet shiqimi juaj, aq më jo transparent bëhet xhami optik. Me spray Zeiss Antifog, pikat e ujit ndeshen me një shtresë të sheshtë, duke siguruar që të mos ketë ‘kënd kontakti’. rezultati përfundimtar që zeiss antifog jep është ‘këndi i kontaktit = 0°’, dmth xhami optik nuk avullohet.

DËRGESË NË MBARË BOTËN
Dërgesa falas për porosi deri në 6000 den vetëm për Maqedoninë e Veriut.
Prada logo
0
YOUR CART
  • No products in the cart.