Përshkrim:
Lentet e kontaktit PURE VISION 2 janë jashtëzakonisht të holla dhe të lehta për ti përdorur. Me dizajnin e tyre inovativ, me teh të hollë dhe të rrumbullakosur kanë lëshueshmëri të shkëlqyer të oksigjenit, mundësojnë ndjenjë të shiqimit natyral, shumë të rehatshme dhe të shëndetëshme për syrin. Në solucionin që ndodhen fitojnë hidratim perfekt, hidratim i cili ndjehet menjëherë sapo vendosen lentet në sy, dhe për gjatë gjithë ditës. Lentet PureVision 2 suksesshëm e korrigjojnë aberacionin sferik dhe ofrojnë shiqim të pastër edhe në ambiente me më pak dritë. Mund të përdoren edhe si lente kontakti terapeutike.
Të dhënat:
Përdorim ditor ose i vazhdueshëm/ndërrim mujor
Material: Balafilcon A (silikon – hidrogjel)
Ujë: 36%
Mënyra e prodhimit: CAST MOLDING
Dizajni: PRESBZOPIA me 3 zona larg mesëm afër, dizajni i pjesës qendrore ASFERIKE
Diametri: 14mm , Trashësia qendrore 0,07 mm (-3.00D)
Dk/t (-3.00D) 130
BC: 8,6 mm